Saga e nepotizmi nuk ka të ndalur nga ana e zyrtarë e të BDI-së, pas publikimit të emrave të lidhjeve familjarëve të deputetes Mirsada Asani në shkollat fillore dhe të mesme në Gostivar, punësimet e familjarëve të afërt të disa zyrtarëve të tjerë të BDI-së në Doganat e Maqedonisë, InfoMagazin ekskuzivisht për opinionin sjell listën e familjarëve të punësuar nga ana e Zv/Ministrit të MPB-së Agim Nuhiu.

Në vijim keni listën:

– 3 Nipërit e tij të punësuar në Polici që nga ardhja e tij si Zv.Ministër i MPB-së.
– Motra e tij e punësuar në sektorin e analitikës në SPB Tetovë.
– Djali i tezës inspektor i lartë policie.
– Dhëndri i tij administrator që merr pagë duke qëndruar në shtëpi.

Jo vetëm kaq, ai ashpër lufton gjithë ish ushtarët e UÇK-së brenda BDI-së duke i degraduar ata nëpër instutucionet ku ata veprojnë, duke i dënuar me largimin nga vendi i punës nga një vend në tjetrin dhe duke i dënuar ata me nga 15 apo 20% nga paga dhe duke u dërgu kontrolle te rrepta të ditore./InfoMagazin/