“Luftë” në merkato mes Juventusit dhe Interit, për kartonin e sulmuesit të Fiorentinës, Federico Chiesa, i cili vijon të mahnitë me paraqitjet e tij nga java në javë.

Drejtori sportiv i bardhezinjve, Paratici do ta ketë të vështirë të shfrytëzojë kartën Pjaca, pasi kroati nuk la shenjë të mirë te klubi vjollcë, por “Zonja e Vjetër”, në diferencë nga Interi, mund të ofrojë 70 milionë euro për të bindur familjen Della Valle të lërë të lirë lojtarin.

Ndërsa për Interin çdo gjë lidhet me të ardhmen e Icardit, pasi në rast të shitjes së ish-kapitenit, zikaltrit do të synojnë pikërisht Chiesan.