Deputeti i BDI-së Artan Grubi në një dalje për mediat në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka shpjeguar se koalicioni nuk është në krizë dhe se skena e djeshme nuk ka të bëjë me ndonjë mosmarrëveshje mes koalicionit, duke ia hedhur fajin kryetarit të Komisionit për Çështjet e Mandateve dhe Imuniteteve dhe VMRO-DPMNE-së opozitare për tensionet e krijuara në Kuvend gjatë momentit të votimit.

Mbrëmë në seancë u renditën që të gjithë deputetët e BDI-së për të votuar për heqjen e imuniteti. Asgjë mbrëmë nuk do të ndodhte nëse kryetari i Komisionit për Çështjet dhe Mandatet do ta vendoste vendimin në orën 23:00, ashtu siç nuk do të ndodhte nëse kryetari i Komisionit do të merreshe vesh ne VMRO-në duke na përjashtuar ne nga konsultimi. Ky koalicioni i joni, i përbashkët, ka ndryshuar emrin e shtetit, ka ndryshuar kushtetutën e këtij shteti, ka arritur barazinë dygjuhësore, si dhe shumë projekte të tjera të vështira. Po ashtu ne si Bashkimi Demokratik për Integrim ndajmë bindjet se së bashku do të bëjmë reformat për të marrë datën për çeljen e negociatave me BE-në. Ky moment do të tejkalohet që nesër dhe bashkërisht do të votojmë ligjet që i kërkojnë qytetarët dhe partneret ndërkombëtar- tha Artan Grub, BDI.