Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka thënë se me asnjë veprim të tij nuk ka ndikuar që deputetit Trajko Veljanovski të mos i hiqet imuniteti, shkruan gazeta Lajm. “Ndërpreva seancën sepse kaloi afati për vendimarrje” tha Talat Xhaferi.

“Pranova këtë konferencë për shtyp jo për t’ju arsyetuar dikujt dhe aq më pak deputetëve që nuk kanë kryer punën e tyre sipas Rregullores. Talat Xhaferi nuk është zgjedhur për kryetar me sakrificën e askujt. U zgjodh me vullnetin e shumicës, i përgjigjem Parlamentit dhe i përgjigjem popullit. Në parim kam mbrojtur institucionin Parlament konform përcaktimeve kushtetuese. Të gjithë ata që kanë dilema për punën time, kanë institucione kompetente ku të drejtohen. Përderisa jam kryetar parlamenti askujt nuk do ti lejoj të uzurpojë institucionin parlament, ta bllokojë atë”, tha Xhaferi, duke shtuar se procedurat për rastin konkret janë të parashtruara në Rregullore për punën e Kuvendit.

DEKLARATËN E PLOTË TË TALAT XHAFERIT NË KËTË VIDEO LINK