Një banore 22-vjeçare nga fshati Balindol i Gostivarit, dje e ka denoncuar ish-të dashurin e saj për shantazh.

Nga SPB Tetovë informojnë se B.D: (22) nga Gostivarit në shumë raste i ka kërkuar para dhe stoli dhe se në të kundërtën në rrjetet sociale kishte publikuar fotografi të saj me përmbajtje kompromentuese, të cilat më herët ajo ia kishte dërguar.

B.D. është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policor Gostivar për zbardhjen e rastit.