Gostivari24.info |Televizioni është Art i teknologjisë, fuqia e saj depërton edhe në shtresat e ulta. Manipulimi përmes fuqisë (dritares së TV-së) bëhet më profesioneale për dallim nga mediet online. Në Maqedoni ka një tendencë operative drejtuar shtresave të “pafuqishme”.

Në Televizion, asgjë nuk është e rastësishme.

Konkrete: Titujt e kronikave në TV-të Nacionale, fillojnë me promovimin e partive politike më të fuqishme, dhe në fund të lajmit shikuesi “lodhet” dhe nuk dëgjon më kronikën e fundit për opozitën (shikon figura të njejta çdo ditë).

Debatet televizive politike shfaqin në dritare fuqinë partiake, thënë ndryshe, nuk ftojnë Televizionet përfaqësuesit e partive, por reciproke.

Si do të afirmohet një opozitë e brishtë në sy të opinionit publik (nuk u lejohet hapësira mediatike) kur themi opozitë nuk nënkuptojmë vetëm partitë politike por edhe pafuqinë intelektuale që nuk ka lidhje të forta partiake për t’u shfaqur në opinion shprehjen e lirë.

Çfarë bën Televizioni;

Vepron sipas kurdisjes së gazetarit, gazetari është viktimë ( ka gazetar që bëjnë vetëm punën e tyre, shqetësohen, por urdhëri duhet të shkojë në vend.

E vërteta e një Lajmi mbetet mister në masë dhe shpesh ata nuk e kuptojnë as edhe lajmin vetë.

Portalet 

Janë mjete, dhe të shpejta në informacione me COPY dhe ndryshime të titujve godetëse. Lexuesit, kryesisht opozita informohet nga mediet online për shkak të neglizhencës (mos hapsirës) së Televizioneve.

Në të gjitha aspektet dëmtohet gazetaria e pavarur e cila në parim duhet të jetë;

Nga një vëzhgim i gazetarëve gjat punës mund të dallosh se ata janë’:

1.Të palodhur
2.Me iniciativë
3.Kurreshtarë
4.Të besueshëm, pavarësisht nga presionet
5.Të ditur
6.Me ndjenja
7.Kurajozë
8.Realiste

Kemi nga këto gazetar që dallohen në këtë drejtim (të numëruar) profesional gjatë raportimit të lajmit apo kur marrin lajmit.

@gostivari24.info