Kasami në TV KOHA ka folur për largimet brenda Lëvizjes BESA që tronditën opinionin shqiptar këtu në vend.

Ai ka thënë se ishte tronditje momentale, por tani jemi në rrugëtimin tonë politik dhe jemi rikthyer fuqishëm edhe në terren.

Gjatë diskutimit me kreun e BESËS, moderatori e ka pyetur Bilall Kasamin një pyetje mjaftë delikate: Pse ndodhi në të njëjtën kohë përçarja në VETËVENDOSJE dhe BESA?

Kreu i BESËS theksoi se këtu ka vepruar edhe shteti duke e parë si rrezik fuqinë e Lëvizjes BESA në skenën politike në Maqedoninë e Veriut./Gostivari24.info/

Bilall Kasami shtoi se nga Lëvizja BESA janë vetëpërjashtuar vetëm disa individ që më pas të bashkohen me pushtetin aktual./G24/