Ashley Bush, mbesa e George H.W. Bush, u martua me Julian LeFevre në Austrin të Teksasit, të shtunën.

Motra e madhe e Ashley, Lauren e ka konfirmuar lajmin.

“Përtej e lumtur për motrën time të bukur dhe të dashur”, tha Lauren e cila është e martuar me David, djalin e Ralph Lauren.

Dasma u zhvillua në The Contemporary Austin-Laguna Gloria.

Ashley dhe LeFevre u fejuan në dhjetor 2017.