Një aksident trafiku me pasoja tragjike ka ndodhur sot pasdite në rrugën lokale Raven –Vrutok, raporton KOHA.

Sipas informacioneve një 21 vjeçar ka humbur jetën në aksident duke drejtuar motoçikletën. Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15, kur motoçiklisti 21 vjeçar është aksidentuar me një veturë të tipit Audi e drejtuar nga një 62 vjeçar nga Gostivari.

Poashtu mësohet se 21 vjeçari që ka humbur jetën është nga Gostivari. Policia ka kryer hetimet dhe pritet në vazhdim të jep detaje për identitetin e të riut që humbi jetën në aksidentin tragjik.