Është identifikuar personi i cili që nga dita e djeshme u denoncuar se ka ra në ujërat e lumit Vardar, në afërsi të fshatit Balindol të Gostivarit.
Sipas policisë, bëhet fjalë për 19-vjeçarin J.M i cili është gjetur rreth orës 10 të mëngjesit.
Sipas informacioneve të SPB Tetovë, trupi i 19 vjeçarit është gjetur mes fshatrat Çegran dhe Forinë.
Arsyet për vdekjen do të jenë të njohura pasi të mbaroj obduksioni.
Dje rreth orës 15:30 në fshatin Turçan të Gostivarit një qytetar ka parë një trup të mashkullit në ujërat e Vardarit. Ai ka tentuar që ta nxjerrë trupin nga uji por nuk ka mundur vetëm, dhe rastin e ka denoncuar në polici.