Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, realizuan takim me ambasadorin Francez, Christian Timonier.

Në këtë takim u diskutua për aktualitetin politik në vend dhe rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut në rrugën Euroatlantike. U diskutua edhe për reformat, për depolitizimin e institucioneve të shtetit dhe për lirinë e gjyqësorit.

Kryetari Kasami shprehu edhe njëherë gadishmërinë e Lëvizjes BESA për përkrahjen e reformave dhe krijimin e shtetit të së drejtës.

Të dyja palët u dakorduan që takime të tilla të realizohen edhe në të ardhmen.