Të nderuar qytetar,

Në mbledhjen e sontme të Kryesisë së Degës së Lëvizjes BESA – Gostivar, me qëllim zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarit te Shtabit Zgjedhor të Gostivarit, kryesia vendosi per kryetar të jetë Xhevair Miftari, ndërsa për nënkryetar, Besnik Zeqiri. Duke u uruar që të dyve përgjegjësinë e re, shpresojmë në suksese dhe arritje te reja.

Ndër të tjera u bë mobilizimi i strukturës në nivel lokal për konventën promovuese të kandidatit për president shteti, z. Blerim Reka.

Zyra për informim,
Lëvizja BESA – Gostivar,
30.03.2019.