?

Disa nga kandidatët maqedonas për president shteti nuk e shohin të arsyeshme që platformat e tyre zgjedhore, billbordet dhe videot reklamuese ti bëjnë edhe në gjuhën shqipe.

Deri më tani vetëm kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski pothuajse të gjitha materialet i ka edhe në shqip,

kurse presidenti aktual dhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Siljanovska, nuk e respektojnë gjuhë shqipe.

Analistët vlerësojnë se me anashkalimin e shqipes kandidatët për president shteti dëshmojnë se nuk janë kandidatë për tu përkrahur nga votuesit shqiptarë pasi që në fillim ata mohojnë votën e shqiptarëve dhe me këtë edhe gjuhën dhe kulturën e tyre.