“Kryetari Bilall Kasami, i uroj mirëseardhje, profesorshës nga Kërçova, njëherit edhe “Prof.Dr e shkencave Pedagogjike”, Lulzime Lutfiu Kadriu. Profesoresha e nderuar, vijnë nga një fushë profesionale dhe akademike, e cila me kontributin e saj që do të jep në Lëvizjen BESA, do të jetë në të mirën e përgjithshme të shoqërisë. Figurat e larta intelektuale dhe akademike, vetëm më shumë po e forcojnë Lëvizjen”, thuhet në kumtesën e Besës dërguar mediumeve.

Ja biografia e profesoreshës;
Dr. Lulzime Lutfiu – Kadriu u lind më 24.06.1975 në f.Zhubrinë të Kërçovës. Shkollimin fillor e kryen me sukses të shkëlqyeshëm në sh.f.,,Sande Shterjoski”– Kërçovë, kurse të mesmen, gjimnazin ,,Mirko Mileski”, drejtimi matematiko-natyror, e kryen po kështu me sukses të shkëlqyeshëm në Kërçovë. Në vitin akademik 1997/ 98 ajo u diplomua në Universitetin “Sh. Kirili dhe Metodi”, në Fakultetin Filozofik – Instituti i Pedagogjisë, në Shkup, duke mbrojtur temën ,,Metodat dhe teknikat e punës këshilluese me prindërit” me notën 10 dhe duke fituar kualifikimin – pedagoge e diplomuar.

Profesoresha Kadriu, është ligjëruese në USHT- Fakulteti Filozofik.