Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nga tubimi në Gradec ka deklaruar që subjekti i tyre politik është për demokraci konsensuale, e jo për ‘konsensualitet të rremë, që fshihet tek bombat e Zaevit”.

“Bashkimi Demokratik për Integrim i ka bërë shërbesë dikur VMRO-së tani po i bën LSDM-së. Me 21 Prill është e rëndësishme të votohet shqiptari e jo si të tjerët tentojn të ju bindin. E thotë populli Zoti një herë ta merr ftyrën pastaj gjërat tjera. Pra oponentëve fytyrën ua ka marrë, andaj është koha që mos i shofim më në skenën politike”, theksoi Sela në tubimin për kandidatin presidencial Blerim Reka.
Ai tha se është manipulative se në tubimet e BDI nuk shkruan emër se kënd e përkahin, por vetëm numër.

“Ne jemi për demokraci konsensuale por jo për konsensualitet të Stevo Pendarovskit. Sepse, Pendarovski për BDI-në ishte i keq kur ishte opozitë, ndërsa i mirë kur është në qeveri. Konsensualiteti i tyre, fshihet tek bombat e Zaevit. Ne jemi për demokraci konsensuale, që do garantonte parlament dy dhomësh, ku njëra dhomë e përfaqësuesve do të ishte e barabartë mes shqiptarve dhe maqedonasve. E pyes Ali Ahmetin, a është për këtë konsensualitet?”, theksoi Sela.