Panik për jetën e kampionit të Botës, Iker Casillas. Gardiani i Portos është shtuar në spital pas dyshohet se ka pësuar një sulm në zemër, i njohur si atak kardiak.

Ish-kapiteni i Realit të Madridit po stërvitej me skuadrën për takimin e fundjavës, kur u shemb në tokë. Ndërhyrja e shpejtë e futbollistëve dhe stafit mjekësor të klubit portugez normalizoi gjendjen shëndetësore të 37 vjeçarit, i cili ndodhet në një spital të shtetit luzitan.

Casillas është pjesë e Portos që prej vitit 2015 dhe sapo ka rinovuar kontratën me portugezët edhe për një sezon tjetër.