Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, pritet të jetë me më shumë interes dhe ku pritet të zgjidhet Presidenti i ri i shtetit, njofton TopAlNews.

Sipas disa formacioneve që qarkullojnë në qarqet politike në Maqedoninë e Veriut, mësojmë se, kandidati i pavarur Blerim Reka, i cili në raundin e parë me ndihmën e Lëvizjes BESA dhe ASH arriti të marr rreth 80 mijë vota, do të emërohet si ambasador pas zgjedhjes së presidentit të ri.

Poashtu, nga burime të afërta me kryeministrin Zoran Zaev mësojmë se Lëvizja BESA dhe ASH do jenë partnerët e ri qeveritar duke e nxjerr BDI nga qeveria, sidomos pas dështimit që pati kjo parti në raundin e parë në mbështetje të kandidatit qeveritar për president, Stevo Pendarovskit./TopAlNews/