Sot në RMV janë duke u mbajtur zgjedhjet presidenciale të raundit të dytë, në mes Pendarovskit dhe Siljanovskës, njofton TopAlNews.

Edhe pse u diskutua se do të rrezikohet mos arritja e cenzuit, sipas informatave të para nga KSHZ-ja, është arritur cenzusi. Rol të veçant në këto zgjedhje dhe vota vendimtare, ka dhënë Lëvizja Besa, ku nga mëngjesi zyrtar të lartë të Besës kanë votuar, madje kanë bërë apel që të mos bojkotohen zgjedhjet por të shfrytëzohet e drejta e votimit.

Sipas gjithë kësaj, Lëvizja Besa, po ‘shpëton’ për së dyti herë RMV-në, njëherë me ndryshimet kushtetuese, e tani me daljen masive në zgjedhje të strukturave të Besës.

Votimi pritet të përmbyllet edhe për pak minuta.