Ajaxi dhe Tottenhami po luajnë momentalisht ndeshjen kthyese në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Ajaxi ka tre lojtarë mysliman në skuadër, ku trajneri Ten Hag kishte thënë se janë të lirë të agjërojnë Ramazanin.

Hakim Ziyech, Noussair Mazraoui dhe Zakaria Labyad, janë lojtarët mysliman te Ajaxi.

Ziyech dhe Mazraoui po luajnë nga minuta e parë te Ajaxi kundër Tottenhamit në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve.

Ky i fundit kur ora shënoi 21:15 (koha e iftarit në Amsterdam) u fokusua nga kamerat, duke pirë.

Ujin e kishte lënë jashtë vijave të fushës.

Pas tij kamerat e fokusuan edhe Ziyechin, por nuk u pa që ishte duke pirë.

Mazraoui e ka mbajtur fjalën pasi kishte thënë se do të agjëronte.

Embedded video

nasseru@nasserubou

Mazraoui et ziyech qui viennent de casser leur ramadan, chapeau 👏