Ditë më parë kryeministri Zaev paralajmëroj “fshesën” duke aluduar në pastrimin e kabinetit qeveritar me theks të veçantë për kuadrot e BDI-së. Nga partia “BLU” thonë që fshesën mund ta bëjë vetëm Ali Ahmeti duke krijuar kështu një përplasje në distancë mes Ahmetit dhe Zaevit. Por, pas zgjedhjeve presidenciale, zhvillimet brenda kampit politik të koalicionit qeveritar kanë marrë epilog tjetër.

“Burime brenda qeveritare, bëjnë të ditur për portalin Gostivari24 se Alternativa e Gashit ka kushtëzuar kryeministrin Zaev për “fshesën” se nëse BDI është në qëndër të pastrimit me çrast pretendohet që Lëvizja BESA së bashku me ASH të zënë vendin e BDI-së në qeveri, Alternativa e Gashit “kërcënon” me tërheqje nga qeveria shkaku i kyçjes eventuale të Lëvizjes Besa.”

Zaev kishte paralajmëruar edhe më herët për ndryshimet në kabinetin qeveritarë ku fati i presidentit të ri të RMV-së u përcaktua nga shqiptarët dhe opozita shqiptare BESA dhe ASH të cilat mbështeti në raundin e parë prof. Blerim Rekën së bashku duke grumbulluar kështu rreth 80 mij vota. Nuk dihet nëse në fshesën e kryeministrit Zaev ishte edhe ish Ministri i Kulturës, Asaf Ademi nga rradhët e Alternativës ku sipas burimeve brenda qeverisë mësohet se ky dikaster në të ardhmen do i takojë LSDM, gjë që vë edhe fatin e Alternativa-s në pikëpyetje për pjesmarrje në qeveri pas rekonstruimit të paralajmeruar nga kryeministri Zoran Zaev.