BDI eshte partia politike në Maqedoninë e Veriut me pushtet prej gati 1 dekade. Blut e pushtetit kanë koalicionuar me VMRO-në e ish kryeministrit Nikolla Gruevski në ikje dhe tashmë me Lidhjen Socialdemokrate.

BDI ka koalicionuar edhe me kundërshtarët e saj të kahmoçëm, PDSH-në e Menduh Thaçit me Alternativan dhe për një kohë të shkurtër me Aleancën për Shqiptarët.

Partia edhe me pushtetet mediatike, ka propaganduar shqiptarët gjatë kohës së qeverisjes me VMRO-në që ndryshe quhej nga analistët si Fashizoide. Propaganda mediatike të udhëhequra nga personalitet i afërt me kreun e bluve ka shpërlarë trurin e shqiptarëve me dezinformata të llojit “spin”.

“Ndryshe sot, aplikacioni i sapoformuar në zyrat e BDI-së dhe shtypit të saj kanë lansuar një lajm ku bëhet fjalë për kompaninë gjigande Mcdonalds e cila është e shtrirë thuajse në të gjithë globin, gjithashtu Mcdonalds ishte edhe në Maqedoni ku më pas bëri tërheqjen. Por bashke.tv është media elektronike e BDI-së, e cila pretendon që Mcdonalds nuk qëndron vetëm në Maqedoninë e Veriut kështu duke i anashkaluar dy venden kryesore ballkanike si Shqipërinë dhe Bosnen.”