Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka përkujtuar përvejtorin e 141 të Lidhjes së Prizrenit, në të cilën u mbrojtën trojet Shqiptare nga coptimi i tyre, transmeton TopalNews.

Ja postimi i plotë

Sot është 141 vjetori i Lidhjes Prizrenit. Për çdo vit, ne Shqiptarët rikujtojmë sakrificën e Rilindasve tanë, që me çdo kusht mbrojtën trojet Shqiptare nga copëtimi i tyre. Të revoltuar dhe të brengosur nga marrëveshja e dëmshme e “Shën Stefanit”, detyruan patriotët shqiptar, të mblidheshin dhe të bashkoheshin si asnjëherë më parë për të lënë gjurmë të pa harruar në historinë të lavdishme kombëtare.

Ndër patriotët më të shquar që morrën pjesë në lidhjen e Prizrenit, ishte edhe Ali Pashë Tetova, Abdyl Frashëri dhe Iljaz Pashë Dibra. Lidhja e Prizrenit, u tregoj armiqëve të Shqiptarëve, se Shqiptarët janë të zot të vetvetes së tyre.
Ideali dhe fryma e dalë nga Lidhja e Prizrenit është dhe do mbetet udhërëfyesi i shumë brezave, për të bartur amanetin kombëtar.

#lidhjaështëgjallë