Ali Ahmeti ka shkarkuar te gjithe krerët e degëve nga strukturat partiake te BDI-së pas publikimit të “bombave” sipas mediave online. Por ajo që e ka revoltuar kreun e BDI-së pas shpërthimit të “bombave” është edhe këshilltari dhe njëkohësisht kryetari i degës “bandit” nga Ohri i cili e sulmoi fizikisht ish kandidatin e vetëm shqiptar per qytetin e Ohrit si dhe këshilltar nga radhët e Lëvizjes BESA./G24/

Xhemal Mena dje ka lajmëruar policinë pas sulmit vandal brenda institucioneve ku këshilltari i BDI-së e ka detyruar të votoj, por Mena i BESËS ka refuzuar një gjë të tillë dhe më pas “banditi i Ohrit” nga BDI e ka sulmuar duke e shkelmuar dhe goditur me grushta./G24/

Ndryshe, sot Lëvizja BESA përmes një press konference për shtyp e ka kritikuar ashpër BDI-në, duke e quajtur si sulm vandal ndaj këshilltarit të tyre dhe i kanë tërhequr vërejtjen edhe LSDM-së ku edhe kanë kërkuar nga organet e drejtësisë të merren masa dhe sulmuesi të merr dënimin e merituar. Lëvizja BESA gjithashtu ka ftuar LSDM të mos heshti ndaj këtyre akteve kriminale dhe të distancohet nga keshilltati i BDI-së në Ohër dhe pas kësaj nuk ka hezituar Ali Ahmeti ku edhe është detyruar shkaku i kryetarit “sherif” të degës Ohër të shkarkoj gjithë kryetarët tjerë përcjellë gostivari24.info