Nuk janë ndalur thumbet ndaj krerëve të BDI-së pas “bombave” të lëshuar kundrejr bluve, Forumi i të rinjve nga Lëvizja BESA i kanë dërguar trëndafil Teuta Arifit pasi që në një bisedë telefonike, Teuta Arifi i thotë Musa Xhaferit se do të dërgoj trëndafil tjetër./G24/

Konferenca me gazetarët e Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në Tetovë:

Të nderuar përfaqësus të mediave

Të nderuar qytetarë

Situata politike në Maqedoninë e Veriut, vazhdon të mbetet kaotike dhe me pak shpres për ndërtimin e një të ardhme të shëndosh dhe kualitative. Tetova vazhdon të përballet me probleme të shumta, për ujin e pijshëm, rrugët me gropa e shumë probleme të tjera që u tangojnë qytetarëve.

Kryetarja e Komunës aspak nuk kujdesët për hallet e qytetarëve, por kujdesët vetëm për interesat personale dhe klanore.

Po ua përmendi borxhet që ka kryetarja e komunës ndaj qytetarëve të Tetovës:

Ndertimi i bulevardit v.s Bato

Ndertimi i stacionit te autobusve

Vënia në funksion e transportit publik

Furnizimi i pajisjsve urbane

Pastrimi i deponive te egra

Ndertimi i deponise per mbeturinat komunale

Ndertimi i sistemit te ujesjellesit ne fshatin llace

Ndertimi i ures ne rrugen Tetove brodec

Rekonstruimi i rrugeve nga gropat e ndryshme

Dhe në fund, kryetarje e komunës së Tetovës, e meriton një trëndafil të kuq, për të gjitha këto arritje të pabëra për qytetarë e komunës së Tetovës.

Forumi Rinor i Lëvizjes BESA, 13.06.2019