Në Lëvizjen BESA së shpejti do të ketë prurje të reja, drejt forcimit të frontit opozitar. Disa shoqata të shoqërisë civile dhe personalitete të njohura publike në Tetovë dhe qytete tjera pritet ti bashkohen radhëve të saj. Kjo është konfirmuar nga anëtar të lartë të kësaj partie.
“Figurat e larta intelektuale dhe akademike, vetëm më shumë po e forcojnë Lëvizjen”, ka theksuar kryetari i BESËS, Bilall Kasami.
Lëvizja BESA së fundi është aktivizuar me konferenca me gazetarët dhe aktivitete të forumeve partiake, siç ishte aktiviteti i rinisë me grafitet dhe trendafilet në komunën e Tetovës, në shenjë revolte ndaj politikave të BDI.