Gazetari i njohur Branko Gerovski përmes një kolumne të tij sot ka nxjerrë të dhëna për një rast të reketit, ku siç përshkruan funksionon një grup i organizuar i përbërë nga një drejtues medie, një pushtetarë dhe elemente tjera. Ai në kolumnën e titulluar “Koki, Kiki dhe kompania përmes kushtëzimet me reket i ‘botoksojnë’ me ‘bomba’ dhe lavdërohen se janë nga arsenali i Prokurorisë Speciale”. Ai ka përmendur raste por duke përdorur vetëm pseudonime. Gazetari Gerovski thotë se përmes këtyre skenareve një ish-kryetar i një komune të Shkupit ka qenë viktimë nga i cili janë marrë 200 mijë euro, për të mos i lëshuar materiale të përgjimeve apo dosje tjera. Ja shkrimi ku mund ta lexoni: Како Коки, Кики и компанија рекетарските уцени ги „ботоксираат“ со „бомби“ и се фалат дека се од арсеналот на СЈО!