Partitë politike pozitë opozitë, shqiptare dhe ato maqedonase duhet të ulen dhe të debatojnë për ta zgjedhur çështjen e aspektit politikë rreth regjistrimit të popullsisë. Fakti që nuk ke përfaqësues të partive qeveritare që do të thotë se ata e dinë që gabojnë kështu e ka përceptuar Arjanit Hoxha, Sekretar Gjeneral i Lëvizjes BESA duke aluduar se Partitë Politike shqiptare në pushtet nuk ballafaqohen dot me argumentet.

Ky proces është politik dhe nuk është statistikor thotë Hoxha, sepse sipas tij, po të ishte proces statistikor do të realizohej në 2011-tën dhe nuk do pritej të realizohet në 2020-tën, dhe kjo duhet të ndahet.

Nëse është çështje teknike ne duhet të ulemi të marrim një normë kushtetuese dhe të themi që të drejtat kolektive të shqiptarëve lidhen nga numri i shtetasve shqiptar që janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe atëher mund të bëhet proces statistikor i cili aspak nuk do t’i hy në punë politikës por do të jetë thjeshtë për biznesin, për shtetin, për planifikime dhe gjitha tjerat, por këtu është diçka tjetër ka theksuar Hoxha./G24/

Dilemat që i dëgjojmë nga zëvendës drejtori, hapen shumë çështje. E para hapen çështja që është diskutabile e datës, që do të thotë se datë nuk mund të marrësh nga një praktikë Evropiane që çdo shkollë ka praktikat e tyre të veçanta. Nëse e dëgjoni me vëmendje, nxënësit janë në shkollë, ndërsa regjistrimi nuk bëhet pas orarit të shkollës ose nuk i presin nxënësit a do dalin apo jo nga shkolla thekson Sekretari Gjeneral i Lëvizjes BESA.

Hoxha ka thënë se diskutabile është Nenin 4 paragrafi 1 ku e saktëson tajmingun se ku do të mbahet. Sipas nesh, tajmingu duhet të jetë në muajin korrik dhe mos jetë në muajin prill përfundon Hoxha./G24/

Çështja e dytë që është poashtu diskutabile është çështja që diasporës apo një pjese të diasporës t’i mundësohet që përmes aplikimit online të mund të regjistrohen. /G24/