Policia e Tetovës ka marrë në pyetje kreun e forumit rinor të Lëvizjes BESA, Liridon Useinin pas aksioneve guerile në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit kundër BDI-së, pas skandaleve të përgjimeve përcjellë G24.

“Pas këti lajmi, ka reaguar edhe deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli ku përmes rrjetit social facebook ka theksuar se me këtO Veprime, pushteti dhe veçanarisht BDI është në panik “/G24

Ja postimi i plotë;

Pushteti dhe veçanarisht BDI në panik?
Lajmi se Kryetari i FR të Lëvizjes Besa Liridon Useini është marrë në pyetje nga Policia në Tetovë, tregon frigën dhe panikun që e ka kapluar BDI-në si parti qeverisëse. BDI në vazhdimësi keqpërdor institucionet shtetërore për të luftuar opozitën shqiptare dhe Lëvizjen Besa, dhe në rastin konkret si e pëshpresë dhe e dërrmuar nga përçarjet e brendshme dhe përgjimet ajo u sulet aktivistëve të denjë dhe kombëtarë të Lëvizjes Besa që vetëm se e bëjnë punën e vet dhe nxjerrin në pah fytyrën e vërtetë të këtyrë “patriotëve”, për të cilën opozita shqiptare në vazhdimësi e ka njoftuar opiunion publik shqiptarë.
Ditë më parë BDI në mbledhjen e këshillit komunal sulmoi fizikisht këshilltarin e Lëvizjes Besa në Ohër, ndërsa sot policia në Tetovë ka thirrur në bisedë informative Kryetarin e FR të Lëvizjes Besa Liridon Useini. A nuk janë fakte të mjaftueshme se BDI dhe pushteti bëjnë luftë speciale kundër Lëvizjes Besa.
Djema, ju lumtë për punën dhe sakrificën që e bëni në interes të shqiptarëve dhe qytetarëve në përgjithësi ka shkruar Fadil Zendeli. /G24/