Pas vendimit të kryeministrit Zaev që Ministria e vetëqeverisjes Lokal t’i merret RDK-së, ka reaguar edhe vet kryetari i RDK, Vesel Memedi duke shkruar se Zoran Zaev , nuk mundet të sjell vendim pa pajtueshmërinë tonë:/G24/

Më poshtë e keni reagimin e plotë të Memedit:/G24/

Ministria e vetëqeverisjes lokale i takon partnerit të koalicionit qeveritar, edhe atë partisë RDK-së. Kryeministri, nuk mundet të sjell vendim pa pajtueshmërinë tonë, që kjo ministri të ja jap një partneri brendshëm të partisë LSDM, me të cilën ka probleme të brendshme, dhe ti kënaq partnerët e koalicionit por në dëm të koalicionit qeveritar. Nëse kryeministri është serioz me këtë propozim të tij, ne si parti do të do të sjellim vendim dhe qëndrimin tonë për të cilën do të informoheni.
Shërbimi për Informim – RDK,/G24/