Zëvendëskryeministri për Çështje, Bujar Osmani bën të ditur se kanë siguruar kofinancim për autostradën Shkup – Bllacë që kap vlerën prej 26.7 milion euro.

Osmani këtë e bën të ditur në rrjetin social Facebook i cili shkruan :

“Si koordinator i projektit për implementim të autostradës Shkup-Bllacë, më paraqet kënaqësi të veçantë që në Konferencën vijuese për Ballkan Perëndimor në kuadër të “Procesit të Berlinit” në Poznan të Polonisë, mes tjerash siguruam edhe kofinancim për autostradën Shkup – Bllacë prej 26,7 milion euro, mjete të WBIF”, shkruan zëvendëkryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.