Silvester Stalone me familjen e tij ka arritur në Split të Kroacisë, përcjell Slobodna Dalamacija”.

Familja me aeroplan nga Venediku ka ateruar në aeroportin e Splitit, ndërsa aty janë parë duke zbritur edhe vajzat e tij, Sistina Rouz, Sofija Rouz dhe Skarlet Rouz së bashku me gruan e tij Xhenifer Fllejvin.

Siç shkruan “Slobodna Dalamcija”, Stalone ka munudr ti shmanget kamerave dhe është dërguar në bregun perëndimor të Splitit, për ti evituar adhuruesit e tij dhe gazetarët.

Deri në bregun perëndimor me makina luksoze janë dërguar edhe pjesa tjetër e familjes.

Kujtojmë që Stalone më 6 korrik ka ditëlindjen, dhe ekziston mundësia që 73 vjetorin e tij të festojë pikërisht në Kroaci.