Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një kumtese për media thekson se Maqedonia është nën udhëheqjen e një grupi kriminal i udhëhequr nga Zoran Zaevi.

Ata thonë se qytetarët e kanë humbur shpresën se mund të bëhet më mirë, mund të ketë ekonomi më të mirë dhe drejtësi.

“Mungesa e shtetit të së drejtës, negativisht ndikon në të gjitha aspektet e jetës tek qytetarët. Banda kriminale e pushtetit i ka kthyer investitorët e huaj, ka devalvuar gjithë aparatin shtetëror dhe punën në dëm të qytetarëve”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata shtojnë se në afat prej dy vjet e gjysmë, opinioni është dëshmitar i qindra skandaleve në pushtet, që sipas tyre, kanë ndikuar që qytetarët ta humbin shpresën tek shteti i tyre.