Analisti politik, Xhelal Neziri përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se çdo garnitur qeveritar në fund të mandatit të parë krijojnë megafonët e tyre që u ruajnë dyert e pushtetit që opinioni mos të ketë qasje te e vërteta, transmeton Zhurnal.

Ndërsa me fillimin e mandatit të dytë sipas Nezirit, “robërimi i së vërtetës” bëhet prioriteti kryesor.

“Në fund të mandatit të parë, secila garniturë qeveritare veçmë kanë krijuar “mgafonët” dhe sektorin e tyre GONGO (Governmental Non-Government Organisations). Ata janë si cebrerët e Aligerit (qenë me tre koka, rojtarë në ferr) të cilët i ruajnë dyert e pushtetit që opinioni të mos ketë qasje deri te e vërteta. Me fillimin e mandatit të dytë “robërimi i së vërtetës” bëhet prioritet kryesor, ndërsa mardhëniet korruptive me cebrerët kalojnë në nivel më të lartë. Por, secili pushtet nga kjo shoqëri rrjedh… gjithçka është disi e lidhur pafundësisht. Dhe kështu krizat po na përsëriten”, shkruan Neziri.