Drejtoria e Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në një konferencë për media ka njoftuar se ka zbuluar dhe ka konfiskuar 16.5 ton cigare dhe 13 ton duhan.

Këtë e bëri të ditur drejtori Gjoko Tanasoski, konfiskimet kanë ndodhur në muajt maj dhe qershor, ndërsa opinioni njoftohet tani per shkak të hetimit që vijoi dhe parashtrimit të padive përkatëse.

Tanasoski tha se në vendkalimin kufitar Tabanoc, qe lidh Maqedoninë e Veriut me Serbinë, në datat 24 dhe 28 maj janë gjetur mbi 1,100 pako me cigare, që peshonin gjithsej 16,5 tons. Ai tha se bëhet fjalë për gjithsej 11 milionë cigare.

Me datë 16 qershor në vendkalimin kufitar Bogorodicë në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë kamioni kishte paraqitur duhan se transportonte letër për cigare, por shërbimet e doganës kanë zbuluar se në kishte 130 pako me duhan, me peshë të përbashkët prej 13 tonë.