Dy ditët e fundit vendi ynë është përballur me mot me reshje të madhe shiu ku shumë fshatra e qytete u përmbytën. Moti dy ditët e ardhshme do të jetë më stabil dhe intervale me diell, kurse shiu do të rikthehet sërish ditën e diel.

Njoftimi i plotë:

Ditëve në vijim mot më stabil, por më freskët. Ditën e diel sërish shi dhe ftohtë.

10.07.2019 – Pas kalimit të frontit të ftohtë, mbi rajon do të depërtojnë fusha të presionit të lartë nga Europa qëndrore, që do të kushtëzojnë mot më stabil, me kthjellime, ndërsa masat e ftohta ajrore do të sjellin mot më të freskët.

Nga dita e diel, fusha të presionit të ulët nga Atlantiku do të shtrihen mbi vendin tonë, që do të sjellin sërish reshje shiu dhe rënie të temperaturave.

11.07 – Në mëngjes ftohtë. Ditën freskët, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

12.07 – Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

13.07-14.07 – Ditën e shtunë, pjesërisht vranët. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu, e në mbrëmje vransirat do të shtohen. Ditën e diel, kryesisht vranët dhe më ftohtë. Kohëpaskohe me shi, që orëve të mëngjesit mund të jenë më intenzive.
15.07 – Pjesërisht vranët. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

Pas rënies së temperaturave ditën e sotme, ditëve në vijim gradualisht do të shënojnë rritje, por do të mbesin nën vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 9C deri 13C, ndërsa maksimalet nga 22C deri 26C, e nga dita e diel do të zbresin në 19C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-4m/s.

Shtypja atmosferike do të rritet rreth vlerave normale, e nga fundjava do të pësojë rënie.