REAGIM NGA LËVIZJA BESA-STRUGË

Të nderuar qytetarë,
Te nderuara mediume
Sipas denoncimeve të qytetarëve të ardhura në adresën tonë.
Duket se avazi i vjetër po vazhdon!
Si në mandatet e kaluara, poashtu edhe në këtë mandat kryetari i komunës z.R.Merko lejon në mënyrë flagrante të uzurpohen hapësirat publike në qytetin tonë!
Ndër rastet e shumta, rasti i fundit po ndodh sot (11.07.2019) në qendër të qytetit ,ku shihet se si eshte zbarkuar nje kiosk, pronari i te cilit nuk dihet.
Por ajo qe me siguri dihet ,me siguri eshte militant partiak i partisë në pushtet.
Lëvizja BESA-Strugë dënon fuqishëm këtë akt , dhe bën thirrje që me urgjencë të dislokohet ky objekt i paligjshëm ,dhe shume të tjera në qytet dhe fton prokurorinë publike që të ndërmer masat e nevojshme per tu ndaluar kjo tendencë negative, ku favorizohen militantet e partisë në pushtet, dhe penalizohen të gjithë qytetarët e tjerë nga kjo konkurencë jolojale.

#STRUGA_meriton_më_mirë!
#Meriton_më_shumë!

Lëvizja BESA-Strugë
11.07.2019