Përfaqësues ndërkombëtar kanë arritur në Tetovë pas alarmit që bëri Lëvizja BESA duke protestuar para godinës së SPB-së Tetovë për t’i mbrojtur aktivistët e saj të cilët janë marrë nga policia gjatë ditës së sotme.

Artan Etemi është marrë në mëngjesin e sotëm në stacionin policor dhe më pas edhe dy aktivist të Lëvzijes BESA, Albi Qamili dhe Dritan Bexheti çaste më parë janë ftuar në stacionin policor në Tetovë.

Lëvizja BESA ka shkuar për të protestuar duke kërkuar lirimin e tyre, Kreu i BESËS, Bilall Kasami dhe figura të larta nga kjo Lëvizje janë duke protestuar përpara objektit të SPB-së ku edhe sapo ka arritur përfaqësues ndërkombëtar. Nuk dihet nëse aktivistët e Lëvizjes BESA do të qëndrojnë ende brenda apo do të lirohen. Ndërkohë, përfaqësues nga zyra e OSCE në Tetovë mbrin në vendngjarje për të vëzhguar situatën e krijuar/gostivari24.info/