Pas arrestimit të mbrëmshëm të Boki 13, ka reaguar edhe Artan Grubi nga BDI.

Ngjarjet e mbrëmshme vërtetojnë për nevojën e transparencës dhe vetingut që BDI po kërkon për çdo ditë, posaçërisht në gjykatë dhe prokurori. Gjykata në këtë rast është më relevante dhe shpresojmë se do të kryejnë punën e tyre dhe me këtë dë të jemi sa më afër Bashkimit Evropian, thotë Artan Grubi pas ngjarjeve të mbrëmshme.

“Shteti po përballet me një problem të madh që nga 2015 pas publikimit të përgjimeve, pikërisht për këtë vendi ka pasur nevojë për PSP-në, mirëpo vetëm si institucion, jo si emër që të fitojë përgjegjësi për tu përballur me përgjimet. Përgjegjësinë që atëherë e treguan katër partitë më të mëdha duke formuar PSP-në u tregua se ishte e nevojshme. Tani jemi në periudhë të marrëveshjes për PSP-në dhe ekziston nevoja për një institucion që do të ndjek korrupsion të klasit të lartë, ka theksuar Grubi duke komentuar kështu PSP-në.