Sekretari Gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha i ftuar në emisionin ”10 Minuta” në TV21 shprehu qëndrimin rreth mosftesës së kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami nga ana e kryeministrit Zaev në takimin e Liderëve që do të do realizohet të premten.

Ai u shpreh se me këtë veprim dhe me arsyertimet e tij, kryeministri Zaev bie ndesh me veten duke pasur parasysh që po i njëjti vitin e kaluar në deklaratë publike arsyetohej për pjesëmarrje të kreut të Lëvizjes BESA në takim liderësh duke u bazuar në Kodin Zgjedhor që i siguron Lëvizjes BESA vendin e një ndër katër partive më të mëdha në vend./G24/

Hoxha pyet se cila është prapavija e mosftesës në takimin e liderëve, pasi që siç vërehet nga veprimet e Zaevit, qëllimi kryesor i tij është përçarja e opozitës shqiptare, që edhe lë vend për dyshim se kryeministri Zaev me veprimet e tij ka ndikuar edhe në përçarjen e Lëvizjes BESA.

I vetmi shqetësim i Lëvizjes BESA është mosrespektimi i ligjit dhe kodit zgjedhor dhe aspak pjesëmarrja e Aleancës për Shqiptarët në këtë takim liderësh, e cila sipas Hoxhës nuk ka asnjë dyshim që ASH mund të përfaqësoje denjësisht opozitën shqiptare, por këtu flitet për principe dhe respektim të nenit 2, paragrafi 10 nga Kodit Zgjedhor./G24/