Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski përmes një pres konference për media komenton ndodhit e fundit në vend. Ai tha se aksioni i djeshëm i arrestimit të një pronari i mediume dhe konfiskimi i telefonit të prokurores speciale Katica Janeva, janë vetëm teatër që të shpëtojnë urdhërdhënësit e vërtetë.

Ai tha se dje qytetarët e Maqedonisë ishin dëshmitarë se me vendin po udhëheqë një oktapod kriminel.

“Dje ishim dëshmitar se si me Maqedoninë udhëheqë një oktapod kriminel. Qytetarët ishin dëshmitarë të oktopodit të dytë kriminel të LSDM-së në krye me Zoran Zaev. Aksioni i djeshëm është vetëm teatër që të shpëtojnë urdhërdhënësit e vërtetë. Para katër muajve, publikisht paralajmërova për kriminalitetin e PSP-së të mbështetur nga Qeveria. Zaev kundërshtoi ashpër dhe doli në mbrojtje të Katica Janevës. Ajo ishte vija e kuqe e Zaevit, sepse ne kërkonim që ajo të mos jetë në krye. Ajo është deri në fyt e mbushur me kriminalitet. PSP e komromituar është çështje e mbyllur. Duhet të pason paraburgimi për Katica Janevën dhe gjithë të dyshuarit”, shprehet Mickoski.

“Jemi dëshmitarë të aferës, rrënjët e së cilës shkojnë përtej dy figurave të njohura në opinion. Dje ishim dëshmitarë të një krimi të udhëhequr nga LSDM. Nuk ka qytetar që mendon se kjo është e mundur pa mbështetje institucionale dhe nga pushtetit. Për këtë arsye, ajo që ndodhi mbrëmë është vetëm teatër për t’u shpëtuar aktorët politik dhe Katica Janeva. E pamë se çfarë kryeministri ka shteti, i cili për 5 sekonda futet në tregti për çështjen e kishës”, tha ai.

Lidhur me ftesën e kryeministrit për takimin e liderëve, Mickoski tha se nuk e sheh të arsyeshme që ai të jetë prezent nëse temë e bisedave nuk është data për zgjedhje të reja të parakohëshme.

“Nuk e shoh të nevojshme prezencën time në takimin e liderëve nëse nuk bisedohet për zgjedhje të parakohëshme”, tha mes tjerash Mickoski.