Mbretëresha e Spanjës, Letizia befason sërish me veshjen e saj, duke zgjedhur një fustan tejet të lirë.

Për të marrë pjesë në kongresin e Shoqatës Ndërkombëtare të Studimeve dhe Komunikimit Social në Zarzuela të Madridit, më 16 korrik, u shfaq e veshur me një fustan blu të thellë me të bardha, me një dekolte bujare.

Bëhet fjalë për një fustan ‘Zara’, i cili në Spanjë në këtë sezon uljesh shkon 20 euro, gjë që konfirmohet në faqen zyrtare të firmës.

Duke qenë se bashkëshortja e mbretit Felipe është me shumë stil dhe e ndjek modën, fashonistet janë të bindura se ky fustan do të kthehet në trend.

Ndërkohë këpucët e veshura prej saj janë të firmës ‘Carolina Herrera’ dhe jo shumë ekonomike.

Për ta bërë edhe më stil veshjen, kishte vendosur një rrip të zi në mes. /a.y/noa.al