Dje pjesëtarët e policisë kanë privuar nga liria I.Ç. (21) nga fshati Toplicë e Gostivarit, i cili rreth ora 13 e 30 minutat në shitoren e tij, I.Ç. e ka sulmuar fizikisht, bashkëshorten e 20 vjeçare me të cilën nuk kanë qenë të kurorëzuar, kështu që e njëjta rastin e ka denoncuar në polici.

Janë marrur masat për zbardhjen e plotë të rastit, ku kundër personit në fjalë do të pasojnë edhe parashtresa adekuate.