Kryeministri, Zoran Zaev, sot ka njoftuar se para Parlamentit do të propozohet Ligj i ri për prokurorinë publike, e cila do të definojë transformimin e PSP-së.

Duke mos patur mundësi për të arritur marrëveshje me VMRO-DPMNE-në për ligj të ri, Zaev do të tentojë përmes Kuvendit që të fitojë besimin e deputetëve për propozimin e ri.

NË pres konferencën e sotme Zaev ka njoftuar se prokuroria e re do të punojë në kornizë të Prokurorisë Republikane Publike, gjegjësisht do të bëhet në suaza të kierarkisë të Prokurorisë Publike Shtetërore.

Megjithatë ai gjithashtu ka thënë se emri i ri i PSP-së do të bëhet Prokuroria Publike për krim të organizuar dhe korrupsion të lartë, ndërsa për shef të saj të emërohet Prokurorja Vilma Ruskoska, e cila për momentin udhëheq me Prokurorinë Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.