Referi i mirënjohur ndau drejtësinë në përballjen Hurakan – Aldosivi, që në fund fitores iu gëzuan mysafirët pran rezultatit 0-2. Mirëpo ndeshja kishte një fillim ndryshe, pasi që arbitri kryesor u vonua plot 5 minuta!

Të gjithë pjesëmarrësit ishin në terren, kur arbitri kuptoi se ka harruar “bylbylin” në zhveshtore.

Për arbitrin e mirënjohur kjo ishte vonesa e dytë, brenda disa ditëve. Më parë ai ndau drejtësinë në sfidën Boka Juniors – Atletiko Tukuman, ndërsa ndeshja filloi me vonesë prej 10 minutash!